Sunday, May 31, 2026
HomeALBAksident i frikshëm në vend, një i vdekur, ende numri i të...

Aksident i frikshëm në vend, një i vdekur, ende numri i të plagosurve

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele në aksin Qafa e Buallit-Klos, në zonën e njohur si Plani i Bardhë.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja e fortë e mjeteve ka humbur jetën një person, ndërsa raportohet se ka edhe të plagosur. Deri në këto momente nuk është bërë ende i ditur numri i saktë i personave që kanë mbetur të lënduar, si dhe gjendja e tyre shëndetësore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Për shkak të ngjarjes, në këtë segment rrugor janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar në vijim.

Lajmi është në përditësim…

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments