Tuesday, June 2, 2026
HomeALBMe qeleshe dhe fustanellë, protestuesit zbresin në shesh më patriot se kurrë....

Me qeleshe dhe fustanellë, protestuesit zbresin në shesh më patriot se kurrë. Tubimi ‘skuqet’ nga flamunjt kuqezi

Një qytetar i veshur me qeleshe dhe fustanellë tërhoqi vëmendjen në protestën e zhvilluar këtë të martë para Kryeministrisë kundër projektit të resortit turistik në Zvërnec.

Mes mijëra protestuesve, aktivistëve dhe mbrojtësve të mjedisit, ai u veçua për paraqitjen me veshje tradicionale shqiptare, ndërsa qëndroi përkrah pjesëmarrësve që kundërshtojnë investimin në zonën e mbrojtur.

Tubimi u shoqërua me pankarta dhe thirrje kundër projektit, ndërsa protestuesit kërkuan sërish anulimin e tij. Në shesh nuk munguan as mesazhet politike.

Pas thirrjes së kryeministrit për dialog, nga turma u dëgjua slogani: “Pa dorëheqje, s’ka dialog!”, duke shprehur qëndrimin e protestuesve ndaj ftesës së bërë nga kreu i qeverisë.

Protesta vijoi për disa orë para godinës së Kryeministrisë, nën masa të zakonshme sigurie.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments