Tuesday, June 2, 2026
HomeALBEdi Rama të q.r”/ Rama habit me deklaratën: (Video)

Edi Rama të q.r”/ Rama habit me deklaratën: (Video)

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen me një reagim të fortë gjatë një deklarate publike. Një pjesë e shkëputur nga fjala e tij, ku dëgjohet shprehja “të qr”, është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime dhe komente të shumta.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeverisja nuk mund të vihet në diskutim nga zërat që pretendojnë se përfaqësojnë popullin jashtë procesit zgjedhor. Sipas tij, vullneti i popullit shprehet përmes votës dhe jo përmes sloganeve apo thirrjeve të momentit.

“Ky sistem nuk funksionon dhe nuk do të funksionojë ndryshe përderisa unë jam këtu me votat e shumicës. Kush thotë ‘ne jemi populli’ duhet të mendohet mirë, sepse populli është ai që flet ditën e zgjedhjeve. Ne të tjerët jemi të lirë të na bashkojë një kor, një këngë, një ‘Edi Rama të qr’, por populli është diçka tjetër”, u shpreh Rama.

Deklarata e kryeministrit ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ku shumë komentues janë ndalur te mesazhi i tij për rolin e zgjedhjeve dhe përkufizimin e asaj që ai e konsideron si zërin e vërtetë të popullit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments