Tuesday, June 2, 2026
HomeALBIlir Meta del nga qelia e burgut/ Ish-Presidenti i jep lamtumirën e...

Ilir Meta del nga qelia e burgut/ Ish-Presidenti i jep lamtumirën e fundit babait të tij

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Në pamjet e mbërritura në “A2 CNN” shihet, kreu i PL-së i cili takon banorët e mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Rexhep Metës.

Në këtë ceremoni marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ish-deputeti Lefter Maliqi, botuesi Fahri Balliu dhe të tjerë.

Meta la ambientet e burgut “313” nën shoqërimin e Policisë së Burgjeve, sot në orën 07:00 të mëngjesit, për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij, Rexhep Meta.

Leja e përkohshme iu dha për t’i mundësuar pjesëmarrjen në ceremoninë mortore familjare, ndërsa gjatë gjithë kohës ai shoqërohet nga efektivë të Policisë së Burgjeve, sipas procedurave ligjore në fuqi

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments