Thursday, May 28, 2026
HomeALBGjykata e Lartë "kalb" në burg Veliajn? Klodiana Lala tregon ç'ndodhi në...

Gjykata e Lartë “kalb” në burg Veliajn? Klodiana Lala tregon ç’ndodhi në Dhomën e Këshillimit 

Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për ndryshimin e masës së sigurisë.

Rekursi i Veliajt ishte depozituar më 6 maj dhe nuk ka lidhje me vendimin e dhënë dy ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, e cila e ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Veliajt.

Duke komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, gazetarja Klodiana Lala, u shpreh në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV se ka patur një debat gjatë seancës së sotme që zgjati rreth 2 orë dhe Kolegji penal e pa të arsyeshme të lërë në fuqi vendimin e Apelit.

“Gjykata e Lartë mori në shqyrtim një rekurs të zotit Veliaj dhe jo masa e parë. Debati zgjati rreth dy orë. Nuk ka patur palë, ishte rekurs i shqyrtuar në dhomën e këshillimit.

Ka patur një debat të shkurtër. Kemi parë rekurse ku janë shqyrtuar çështjet e politikanëve apo rasteve të tjera, që mund të kenë zgjatur 5-6 orë.

Kolegji penal e ka parë të arsyeshme të lërë në fuqi vendimin e Apelit.

Paralelisht po shqyrtohen disa çështje për Veliajn.

Gjykata Kushtetuese shfuziqoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe kërkoi të arsyetohen dy momente, përse masa e arrestit ishte e vetmja masë proporcionale për Veliajn në cilësinë e kryetarit të bashkisë.

Gjykata Kushtetuese thotë ajo që lidhet me funksionin duhet të arsyetohet nga Gjykata e Lartë.

Pika e dytë lidhej me vendosjen e zotit Veliaj në kafazin prej xhami. Gjykata Kushtetuese konstatoi se Gjykata e Lartë nuk ka bërë arsyetimin e detajuar, se përse një zyrtar i lartë vendoset në pozita të barabarta me njerëz të rrezikshëm të botës së krimit.

Problemi është që ky vendim i sotëm pritet me interes zbardhja.

Kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë morën vendim unifikues dhe thanë që gjykatat duhet të arsyetojnë pse masat e tjera janë të papërshtatshme dhe panë arrestin me burg si rast përjashtimore.

SPAK në arsyetimin e vet, pika ku ndalet është, prokurorët thonë në dosjen Veliaj 1, kemi një bashkëpunëtor të drejtësisë dhe ai nuk ka dhënë dëshminë para gjykatës dhe nuk ka vlerën e provës, ekziston rreziku, për shkak të pushtetit financiar dhe politik dhe Veliaj rikthehet në Bashki, mund ta vënë në rrezik dëshmitaren e mbrojtur.

Momenti i dytë që arsyetojnë, lidhet me dosjen Veliaj 2, pasi ka një fraksion tjetër për aktivitetin e Veliaj në Bashki dhe kompaninë Gogel të vëllait të tij. Prokurorët thonë kemi ende materiale për të marrë, dëshmitarë për të pyetur. Megjithatë në vazhdën e ndryshimeve, normalisht ky vendim është interesant për t’u parë.

GJK i ka lënë një shteg Veliajt për një masë më të lëhtë ndoshta pas 2-3 muajsh”- tha Lala.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments