Wednesday, May 27, 2026
HomeALBAksident i RËNDË në rrugën e Kombit! Makina përplaset me kamionçinën te...

Aksident i RËNDË në rrugën e Kombit! Makina përplaset me kamionçinën te “Tuneli i Kalimashit”, disa të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit”, duke shkaktuar panik dhe trafik në zonën pranë “Tunelit të Kalimashit”. 

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një kamionçinë dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të plagosur të paktën tre persona.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ambulancat dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë aks rëndësishëm rrugor. 

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments