Saturday, May 23, 2026
HomeALBSa vota mori Berisha në Sarandë, Gjirokastër, Përmet dhe Këlcyrë

Sa vota mori Berisha në Sarandë, Gjirokastër, Përmet dhe Këlcyrë

Janë mbajtur këtë të shtunë, zgjedhjet për kreun e PD-së, ku kandidati i vetëm ishte Sali Berisha.

Në Gjirokastër, Sali Berisha ka marrë 270 vota pro, 11 vota kundër, 5 abstenime dhe 5 vota janë shapllur të pavlefshme.

Në Sarandë kanë marrë pjesë 229 votues. Nga këto, 181 vota kanë qenë pro Sali Berishës, 40 vota kundër, 3 abstenime dhe 5 vota janë shpallur të pavlefshme.

Nga 400 votues të PD në Përmet, vetëm 228 prej tyre morën pjesë në referendum.

217 prej tyre kanë votuar pro, 9 kundër dhe 2 kanë abstenuar.

Në Këlcyrë, nga 232 votues, 205 kanë votuar pro Berishës.

16 prej tyre kundër, ndërsa ka pasur 10 abstenime dhe 1 votë të pavlefshme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments