Saturday, May 9, 2026
HomeALBDOKUMENTET/ Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33 kate në...

DOKUMENTET/ Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë, pritet vendimi i KKT-së

Një skenë sa surreale dhe e shëmtuar u konfirmua këtë të Premte, në sallën e gjykatës administrative, ku aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, e ftonte Erion Veliajn që të bënte ai ditët e burgut të kryetarit të Bashkisë së akuzuar për korrupsion.

Të tjerë artistë dhe figura publike janë atashuar pranë njerëzve të pushtet, kush duke u shpallur “investitor strategjik”, si aktori i kabaresë, Gazmend Paja, kush tjetër duke marrë leje ndërtimi apo privilegje të tjera.

Në radhën e personazheve publikë që po përfitojnë nga firmat e kryeministrit renditet së fundmi edhe Donald Veshaj. I bërë i njohur në programin televiziv “Big Brother” dhe tentativave për t’u bërë producent, tashmë ai i ka hyrë edhe fushës së ndërtimit.

Në mars të vitit 2024, Donald Veshaj dhe Glenis Çobo themelojnë kompaninë “DGC” shpk, me objekt të aktivitetit “Veprimtari në fushën e ndërtimit dhe investimeve në ndërtim, etj…”.

DOKUMENTET/ Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33

Në foto: Akti i themelimit i kompanisë “DGC” shpk

Në dhjetor të vitit 2024, shoqëria “Anchor Investment” në pronësi të Albi Shyti, blen 50 përqind të aksioneve të “DGC” shpk, për një vlerë prej 5 mijë euro.

Të tre ortakët aplikojnë për një kullë 33 kate, në qendër të Vlorës.

Për momentin, është e paqartë nëse Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e Edi Ramës, e ka miratuar këtë leje.

Shqyrtimi i kësaj kërkese ishte pjesë e Rendit të Ditës së KKT-së të datës 29 Prill 2026.

DOKUMENTET/ Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33

Në foto: Rendi i ditës i Mbledhjes së KKT-së, 29 prill 2026

Në dokumentat e konsultuar nga “Boldnews.al”, rezulton se në pikën 50 të saj: “Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt rezidencial dhe hoteleri me 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “DGC” sh.p.k.”.

Për të kuptuar nëse Rama e ka miratuar lejen e Donald Veshajt dhe ortakëve të tij duhet pritur disa javë, para se Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) të zbardhë vendimet e miratuara në mbledhjen e fund-prillit 2026.

Gjithashtu, është ende herët për të siguruar detaje mbi projektin, vendndodhjen dhe kohën e ndërtimit. Ajo që është e dukshme për momentin është që aplikimi është për kullë të lartë 33 kate në qytetin bregdetar. 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments