Saturday, May 9, 2026
HomeALBDETAJE NGA VR*SJA E BIZNESMENIT NË SARANDË/ Kostandin Vogli jep dëshminë, tregon...

DETAJE NGA VR*SJA E BIZNESMENIT NË SARANDË/ Kostandin Vogli jep dëshminë, tregon si nisi sherri për beach bar-in

Në Sarandë janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku një konflikt në një lokal përfundoi me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur.

Sipas dëshmisë së të plagosurit Kostandin Vogli, konflikti me Viktor Ruçi ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve për një biznes beach bar.

Ai ka treguar se më herët kishte qenë i arrestuar dhe gjatë kohës që ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga biznesi, gjë që kishte përshkallëzuar përplasjet mes tyre.

Vogli ka sqaruar se debati lidhej kryesisht me ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti.

Ai ka thënë se natën e ngjarjes kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar, por situata ka dalë jashtë kontrollit.

Gjatë përplasjes në lokalin e Rexhep Ismailit, ky i fundit ka humbur jetën, ndërsa Kostandin Vogli ka mbetur i plagosur.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments