Friday, May 8, 2026
HomeALBPo K*çkë …”/ Fabiola përballet për herë të parë me Arbanën ja...

Po K*çkë …”/ Fabiola përballet për herë të parë me Arbanën ja çfare i tha : (Video)

Pas përfundimit të prime-it të fundit të Fabiola, ka ndodhur përballja e parë me Arbana pas debatit të fortë që bëri bujë në rrjet. Kujtojmë se gjatë tensioneve në spektakël, Fabiola përdori një fjalor të rëndë ndaj moderatores, duke e quajtur “kuçkë”, moment që shkaktoi reagime të shumta nga publiku dhe ndau opinionin në rrjete sociale.

Këtë herë atmosfera ishte krejt ndryshe. Në një prime shumë emocional, Fabiola u shfaq e prekur dhe kërkoi publikisht falje për mënyrën se si reagoi, duke pranuar se situata i kishte dalë jashtë kontrollit. Ajo u shpreh se emocionet dhe presioni brenda shtëpisë e kanë rënduar shumë psikologjikisht, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e publikut dhe të Arbanës për atë që ndodhi.

Nga ana tjetër, publiku mbetet i ndarë: një pjesë mendojnë se Fabiola meriton një shans të dytë, ndërsa të tjerë kërkojnë eliminimin e saj pas sjelljes së fundit. Tashmë gjithçka mbetet në dorën e votave dhe pritet të shihet nëse banorja do të largohet sonte nga shtëpia apo do të vazhdojë rrugëtimin e saj në lojë. Videoja e momentit po qarkullon me shpejtësi në rrjet dhe ka ndezur sërish debatet mes fansave të spektaklit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments