center ka zbuluar detaje se si funksiononte skemave Call Centerave, një nga “bizneset” më fitimprurëse sot në Shqipëri, me operacione të shumta nga SPAK që synojnë zbulimin e tyre dhe skemat e mashtrimit të qytetarëve shpesh europianë.
Ai ka zbuluar se operatorët zakonisht janë të stimuluar nga bonuse ditore që shkojnë edhe në 500 euro cash nëse arrihet një limit i caktuar depozitimi.
“Këtë punë e kam nisur në 2014 duke punuar në call center-at e atëhershëm që ishin telefoni dhe luce-gas. Ngjitur u hap një call center për investimet në burse që ishte diçka e re për ne dhe ku pagesat ishin marramendëse. Operatori në atë kohë merrte diku tek 600 mijë lekë në muaj, 700 maksimumi.
Në videon e shpërndarë nga policia shihet që në një tavolinë ka euro në tavolinën e supervizorit. Ai simulon një bonus ditor. Bonuset janë ditore, mujore, ose javore në bazë të skemës që ngrihet nga kompania. Nëse unë bëj një depozitë për shembull 10 mijë euro nga klientë të ndryshëm, unë marr 500 euro pagesë në dorë”, tha ai.
