Një zjarr i fuqishëm përfshiu një pallat në afërsi të QSUT në Tiranë gjatë ditës së djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Mëngjesin e sotëm, pas shuarjes së flakëve, pamjet tregojnë një situatë të rëndë, ku fasada e ndërtesës është djegur pothuajse tërësisht. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se rreth 30 apartamente janë përfshirë nga zjarri, ndërsa bilanci i saktë i dëmeve pritet të përcaktohet gjatë ditës.
Autoritetet dhe grupet e emergjencës vijojnë punën në terren për vlerësimin e plotë të situatës dhe për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
Sakaq, hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.



Pamjet e mbërritura në redaksinë e “Ora News” tregojnë se forcat zjarrfikëse kanë vijuar punën gjatë gjithë natës për shuarjen e vatrave të zjarrit në pallatin e përfshirë nga flakët.
Sipas pamjeve, zjarri është rindezur në katin e 9-të të ndërtesës, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e tij afër orëve të mesnatës.
