Ndryshe nga protestat e gjashtë ditëve të mëparshme, të shtunën mësohet se do të zhvillohen dy protesta.
Protestuesit kanë bërë me dije se paraditen e së shtunës do të zhvillohet protesta e parë ndërsa në orën 18:00 do të mbahet protesta tjetër.
Protesta e parë do të mbahet në Vlorë në orën 11:00 ndërsa në Tiranë do të zhvillohet në orarin e njëjtë në ditët e mëparshme në orën 18:00. Ndërkohë në Tiranë po vijon protesta e 6-të ku mijëra qyterarë janë mbledhur para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec.
