Flitet shumë, shkruhet prej kohësh në çdo portal, por me sa duket më në fund po ndodh ajo që publiku po pritste. Fjala është për dasmën e shumëpërfolur të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.
Burimet e Prive By Liberta Spahiu pranë çiftit konfirmojnë se dyshja ka piketuar pikërisht muajin korrik për të kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni që pritet të jetë një nga ngjarjet e vitit në showbiz.
Ndonëse Bora shpesh ka tentuar t’i zbehë zërat duke i quajtur thashetheme verore, Donaldi i ka dhënë vulën këtij lajmi gjatë një interviste mjaft të sinqertë përballë vëllait të tij, Romeos.
Në emisionin “Më lër të flas”, ai pranoi hapur se planet për dasmën dhe zgjerimin e familjes kanë nisur zyrtarisht për këtë verë. Donaldi zbuloi se janë në fazë diskutimesh të detajeve, duke qeshur edhe me faktin se si po i ndajnë mendimet e kundërta për numrin e të ftuarve.
Ceremonia pritet të mbahet në jug të Shqipërisë, buzë detit, duke mbledhur miqtë më të mirë të çiftit
