Thursday, June 4, 2026
HomeALBVrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut,...

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ndëshkim maksimal autorit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë që u regjistrua mëngjesin e kësaj të enjte një Lozhan të Maliqit, ku efektivi Enea Mekolli u vra ndërsa kolegu i tij Edison Adri mbeti i plagosur pas aksionit për kapjen e të kërkuarit Violand Bracellari.

Në një postim në “X”, Rama shkruan se ndëshkimi duhet të jetë maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj

“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!

Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër

Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, shkruan Rama.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments