Monday, May 25, 2026
HomeALBVirusi vd*kjeprurës i minjve/ Mjekja zbulon kush rrezikohet më shumë nga Hantavirusi

Virusi vd*kjeprurës i minjve/ Mjekja zbulon kush rrezikohet më shumë nga Hantavirusi

Mjekja Aurora Dollenberg në një lidhje direkte televizive, ku foli për Hantavirusin dhe rastet e raportuara së fundmi në Afrikë.

Ajo sqaroi se virusi nuk duhet të krijojë panik te popullata, pasi lidhet kryesisht me persona që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me brejtësit ose ambiente të kontaminuara.

“Hantavirusi nuk duhet të ketë një impakt frikësues në popullatë, sepse është një virus që lidhet me profesione të caktuara, si pylltarët apo persona që punojnë me ushqime dhe drithëra të depozituara për kohë të gjatë.”-tha mjekja.

Sipas saj, rreziku më i madh paraqitet tek personat me sistem imunitar të dobët dhe te grupmoshat e mëdha, sidomos mbi 70 vjeç. Dollenberg foli edhe për rastet fatale të raportuara në një anije në Afrikë, ku viktimat ishin një çift holandez dhe një pacient gjerman.

“Personat mbi 70 vjeç janë më të rrezikuarit. Kur mosha e madhe bashkohet me sëmundje shoqëruese dhe dobësi të sistemit imunitar, virusi mund të bëhet fatal. Megjithatë, në mbi 99% të rasteve ai kalon si një grip i zakonshëm.”-shtoi ajo.

Mjekja sqaroi se transmetimi i virusit ndodh kryesisht nga kontakti me urinën ose feçet e minjve dhe se rastet e rënda mbeten shumë të rralla.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments