Monday, April 27, 2026
HomeALBVIDEO/ Skandal në Spanjë, portieri godet me grusht kundërshtarin, rrezikon pezullim të...

VIDEO/ Skandal në Spanjë, portieri godet me grusht kundërshtarin, rrezikon pezullim të rëndë

Fund dramatik dhe i shëmtuar në ndeshjen mes Huesca-s dhe Real Zaragoza-s në LaLiga2, e cila përfundoi me tensione të mëdha dhe një episod të rëndë dhune në minutat shtesë.

Ngjarja ndodhi në minutën e 95-të, teksa arbitri po përgatitej të rishikonte një rast me VAR për një karton të mundshëm të kuq. Në atë moment, portieri i Zaragoza-s, Esteban Andrada, u përfshi në protesta dhe pas një shtyrjeje ndaj kapitenit të Huescës, Jorge Pulido, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Por situata doli jashtë kontrollit menjëherë pas përjashtimit. Andrada, në vend që të largohej nga fusha, iu afrua Pulidos dhe e goditi me grusht, duke e rrëzuar në tokë. Goditja ishte e fortë dhe i shkaktoi lojtarit të Huescës ënjtje në fytyrë dhe një sy të nxirë.

Pas këtij episodi shpërtheu një përleshje masive, ku u përfshinë lojtarë nga të dy skuadrat. Situata agravoi edhe më shumë, me disa ndëshkime të tjera nga arbitri, përfshirë edhe një karton të kuq për portierin e Huesca-s, Dani Jiménez.

Ndeshja përfundoi në kaos, madje me skuadrat që u detyruan të improvizonin lojtarë fushe si portierë. Sipas rregullores disiplinore, Andrada rrezikon një pezullim të rëndë nga 4 deri në 12 ndeshje, plus një tjetër për shkak të kartonit të kuq pas dy të verdhave.

Një episod që pritet të ketë pasoja të forta dhe që hedh hije mbi imazhin e garës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments