Një ngjarje tragjike është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një djalë i ri ka humbur jetën pasi është hedhur para një treni në lëvizje.
Pamjet e incidentit, që po qarkullojnë në rrjetet sociale, kanë shkaktuar reagime të shumta dhe tronditje tek qytetarët. Autoritetet amerikane kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet par të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm, megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi motivet apo shkaqet që çuan në këtë veprim të rëndë.
Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe njoftimin e familjarëve, ndërsa pritet edhe raporti mjeko-ligjor për të dhënë detaje më të sakta.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje rëndësinë e kujdesit për shëndetin mendor dhe mbështetjen ndaj personave që kalojnë periudha të vështira.
