Në miqësoren e luajtur këtë mbrëmje në ”Air Albania” kundër kuqezinjëve, Izraeli ka kaluar në avantazh gjatë ndeshjes.
Po ashtu, është regjistruar edhe një moment tensioni në fushë ku mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj është përfshirë në një përplasje pas provokimeve që u bë për tifozët shqiptarë dhe situata është tensionuar për disa çaste.
Gloukh merr një top dhe shënon golin e avantazhit për Izraelin. Gjatë festës, ai bën me shenjë ”heshtni” dhe tregon stemën e Izraelit. Në këtë moment ka ndërhyrë Hysaj dhe kaq ka mjaftuar që futbollistët të përplasen në fushë.
Hysaj dhe Gloukh kanë marrë karton të verdhë, teksa tifozët dëgjohet të brohorasin ”Free Palestine”. Dueli është i pari për trajnerin Rolando Maran në stolin e Shqipërisë, me italianin që debutoi përpara tifozëve kuqezinj.
Ndeshja minute pas minute
73′ Gol Izraeli 0-1/ Gloukh lëviz në zonë dhe godet me të majtën, duke tundur rrjetën.
67’ Një aksion i Hoxhës nga e majta me pasimin në qendër thuajse sjell një autogol pas një devijimi të mbrojtjes izraelite.
66’ Mitaj merr fundoren në të majtën, pasimi i tij në qendër kthehet në këndore
63’ Asllani gjuan nga distanca, sfera kalon mbi traversë.
61’ Shehu, Bajrami dhe Daku hyjnë në fushë në vend të Ramadanit, Mehmetit dhe Brojës në radhët e kuqezinjve.
59’ Sherri shpëton kuqezinjtë! Solomon depërton në zonë dhe gjuan i vetëm para portierit i cili me një devijim instinkti shmang golin.
54’ Ramadani fiton topin para zonës kundërshtare dhe gjuan nga distanca, me sferën e cila kalon mbi traversë.
50’ Solomon gjen hapësirë dhe provon të gjejë portën, sfera shkon larg katërkëndorit.
46’ Toreil, Turgeman, Peretz dhe Dasa i lënë vendin në fushë Lavi, Toklomiti, Mizrahi dhe Glazer në radhët e Izraelit në startin e pjesës së dytë.
45+1′ Mbyllet me porta të pa prekura pjesa e parë në “Arena Kombëtare”.
43′ Broja futet në zonë dhe godet drejt portës, por bllokohet nga mbrojtja izraelite.
22’ Përsëri Asllani provon në kufijtë e zonës, por bllokohet nga mbrojtja.
18’ Asllani provon nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën izraelite.
15’ Glukh shfaqet rrezikshëm në zonë në të majtën, gjuajtja e tij drejt shtyllës së largët për fat nuk gjen portën.
10′ Hysaj hedh një kros në zonë, por goditja e Mehmetit shkon mbi kuadrat.
1′ Nis ndeshja!
