Sunday, May 24, 2026
HomeALBVIDEO e Mirit dhe Livias në klubin e Tiranës po bën xhiron...

VIDEO e Mirit dhe Livias në klubin e Tiranës po bën xhiron e rrjetit

Ish-banorët e këtij edicioni po vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes, e së fundmi, vëmendjen e kanë marrë Livia Lozi dhe Miri.

Gjatë një nate plot ritëm në një prej klubeve të natës, Miri duket se nuk i ka rezistuar dot sharmit të Livias.

Ndërsa bukuroshja me kaçurela po kërcente dhe po shijonte atmosferën në maksimum, Miri – i cili ndodhej në skenë duke performuar hitet e tij – i ka dhënë asaj të gjithë vëmendjen e natës.

Një dedikim për “kaçurelat”? Ajo që ra në sy ishte performanca e Mirit, i cili nuk ia ndau sytë Livias, duke interpretuar dhe duke bërë gjeste që dukeshin si një dedikim i pastër për të.

Livia, nga ana tjetër, e veshur me një fustan elegant me pika, nuk ka ngurruar t’i përgjigjet me lëvizje sensualiteti dhe energji pozitive, duke u kthyer në yllin e mbrëmjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments