Saturday, May 16, 2026
HomeALBVetëm komente dimë të bëjmë?” Reagimet plasën pas rezultatit të Shqipërisë në...

Vetëm komente dimë të bëjmë?” Reagimet plasën pas rezultatit të Shqipërisë në Eurovizion

Përfundon Eurovizioni! Shqipëria me këngën “NAN” e mbylli kompeticionin në vendin e 13-të, ndërsa fitues u shpall Bullgaria. Në vend të dytë u rendit Izraeli.

Shumë fansa prisnin më tepër vota për Shqipërinë, sidomos pas mbështetjes së madhe që u pa në rrjetet sociale gjatë gjithë javëve të fundit. Megjithatë, rezultatet finale nuk ishin ato që priteshin nga publiku shqiptar.

Në rrjet nuk kanë munguar reagimet, ku shumë komentojnë se shqiptarët janë shumë aktivë në Instagram dhe TikTok, por kjo nuk u reflektua aq shumë në votime.

Pavarësisht renditjes, performanca shqiptare mori vëmendje të madhe dhe u komentua gjerësisht nga fansat e Eurovizionit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments