Saturday, May 16, 2026
HomeALBVanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja, jam keq

Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja, jam keq

Këngëtarja Vanesa Sono është larguar përfundimisht nga Ferma Vip.

Në një televotim që nisi që prej ditës së hënë, publiku vendosi që Sara të ishte fermerja e parë që do të shpëtonte, për tu pasuar më pas nga Blerina.

Dy të fundit që ngelën ishin Henri dhe Vanesa, ku rezultoi se kjo e fundit ishte më pak e votuara. Pas rezultatit, Indri, me të cilin Vanesa krijoi një lidhje, u përlot. Të prekur nga largimi i saj kanë qenë edhe një pjesë e fermerëve të jerë, me të cilët këngëtarja ka ndarë një pjesë të mirë të kohës gjatë qëndrimit në Ferma Vip.

E kam pasur një ndjesi të çuditshme sot gjithë ditën. Faleminderit që këto ditë kam gjetur njerëz që më kanë dhënë dashuri e mirësi, kam gjetur dashurinë. Ju dua shumë”, tha Vanesa para fermerëve, para se të largohej.

“Jam keq. Nuk e prisja”, tha Indri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments