Wednesday, May 20, 2026
HomeALBU largua nga drejtimi kombëtares Shqiptare, REAGON për herë të parë Sylvinho

U largua nga drejtimi kombëtares Shqiptare, REAGON për herë të parë Sylvinho

Sylvinho ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të aventurës së tij me Kombëtarja e Shqipërisë, përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Tekniku brazilian u shpreh se gjatë afro tre viteve e gjysmë ai dhe stafi i tij kanë punuar me përkushtim maksimal për të përfaqësuar Shqipërinë dhe për të arritur rezultate me ekipin kuqezi.

Në mesazhin e tij, Sylvinho falënderoi lojtarët, tifozët dhe të gjithë bashkëpunëtorët për mbështetjen gjatë kësaj periudhe, ndërsa i uroi sukses Kombëtares në të ardhmen.

Largimi i trajnerit brazilian shënon fundin e një cikli të rëndësishëm për ekipin kombëtar, pas një periudhe që solli rezultate pozitive dhe rikthim të entuziazmit te tifozët shqiptarë.

Së bashku, përfunduam një kapitull të mrekullueshëm pune. Gjatë gati tre viteve e gjysmë, punuam jashtëzakonisht shumë për të përfaqësuar këtë vend që më priti kaq ngrohtësisht.

Besoj se kemi bërë përparim të konsiderueshëm me Kombëtaren shqiptare dhe jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit, stafit të federatës, stafit të trajnerëve, të gjithë lojtarëve që ishin me ne gjatë gjithë këtij udhëtimi dhe mbështetësve të zjarrtë të ekipit kombëtar.

Që nga dita e parë, premtuam se nuk do të mungonte shpirti, zemra dhe puna e palodhur.

U uroj të gjithëve suksese të mëdha në të ardhmen dhe do të vazhdoj t’ju mbështes kudo që të jem. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës sime”, shkruan Sylvinho.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments