Eliminimi i Brikenës nga “Big Brother VIP Albania” nuk ka kaluar pa polemika të forta. Stilisti i njohur Kaçi Lleshi ka reaguar ashpër, duke shprehur hapur zhgënjimin e tij për rezultatin.
“Brikena ishte më e mira. Turp, Shqipëri. Si gjithmonë, ju jeni marrë. Sa keq që flasim një gjuhë”, u shpreh ai, duke ndezur menjëherë rrjetin.
Por ajo që ka bërë edhe më shumë bujë është fakti që në finalen e këtij edicioni nuk ka asnjë përfaqësues nga Kosova. Kjo ka sjellë akuza të forta ndaj Top Channel, me shumë ndjekës që pretendojnë se konkurrentët nga Kosova janë lënë jashtë padrejtësisht.
Në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet: disa e cilësojnë këtë si një mungesë përfaqësimi dhe padrejtësi, ndërsa të tjerë mbrojnë vendimet e publikut dhe produksionit, duke theksuar se gjithçka është rezultat i votave.
Debati vazhdon të ndizet çdo orë, ndërsa fansat kërkojnë përgjigje: A ishte kjo thjesht zgjedhje e publikut, apo diçka më shumë pas skenës? 🔥
