Monday, May 25, 2026
HomeALBTre orë e 45 minuta në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj...

Tre orë e 45 minuta në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj lë ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas marrjes në pyetje (Video)

Pas 3 orësh e 45 minutash, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku mësohet se është marrë në pyetje në lidhje me hetimet që SPAK po kryen për dosjen ku ajo akuzohet.

E shoqëruar nga avokatja e saj, Karçanaj u paraqit sot rreth orës 15:10 në SPAK, ndërsa pas afro katër orësh është larguar sërish nën shoqërinë e mbrojtëses së saj ligjore.

Sa i përket dosjes së AKSHI-t, në javët e kaluara SPAK ka marrë dëshmitë e disa biznesmenëve që kanë përfituar tendera nga ky institucion, si edhe të ekspertëve të IT-së.

Kujtojmë se ish-drejtoresha e AKSHI-t kishte kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, e cila ishte caktuar pas hetimeve të SPAK mbi dyshimet për abuzime me tendera publikë më 16 prill.

Përmes mbrojtjes së saj ligjore, ajo paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimeve të Gjykatës së Posaçme dhe Apelit të Posaçëm, duke kërkuar lirimin nga masa e sigurisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments