Sunday, May 3, 2026
HomeALBTragjedia që tronditi vendin/ Bledi Mane shpërthen: Shoqëria jonë ...

Tragjedia që tronditi vendin/ Bledi Mane shpërthen: Shoqëria jonë …

Ngjarja e rëndë ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë pasi u përplasën nga një drejtues mjeti në gjendje të dehur, ka tronditur opinionin publik. Reagimet nuk kanë munguar, ndërsa mes zërave kritikë është edhe gazetari i njohur Bledi Mane.

Përmes një postimi të fortë në rrjetet sociale, ai e cilëson këtë tragjedi si pasojë të një realiteti të dhimbshëm shoqëror, ku sipas tij, pafajësia e fëmijëve përplaset çdo ditë me papërgjegjshmërinë dhe dhunën që i rrethon.

“Fëmijët e pafajshëm… Shoqeria jone … po i vrasim çdo ditë”, shkruan Mane, duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si shoqëria po ndikon tek më të vegjlit, përmes dhunës, urrejtjes dhe indiferencës së përditshme.

Ai thekson se fëmijët duhet të jetojnë të lirë dhe të lumtur, jo të bëhen viktima të aksidenteve tragjike apo neglizhencës njerëzore. Sipas tij, kjo nuk është më një rast i izoluar, por një plagë e thellë që po prek gjithë shoqërinë.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë në vëmendje problemin e drejtimit të mjeteve në gjendje të dehur dhe mungesën e përgjegjësisë në rrugë, duke ngritur pyetje serioze mbi sigurinë dhe masat parandaluese.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments