Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit europian. Ish-portieri i njohur, Alex Manninger, ka humbur jetën në mënyrë tragjike në moshën 48-vjeçare, pas një aksidenti të rëndë në një kalim hekurudhor.
Sipas raportimeve paraprake, makina e tij është përplasur fuqishëm nga një tren, duke u shkatërruar pothuajse plotësisht. Pamjet nga vendi i ngjarjes përshkruhen si tepër të rënda, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.


Manninger ishte një emër i njohur për tifozët e futbollit, pasi gjatë karrierës së tij kishte veshur fanellat e disa klubeve prestigjioze si Juventus, Fiorentina, Arsenal, Torino, Bologna, Brescia dhe Siena. Ai njihej si një portier i besueshëm dhe profesionist, shpeshherë një “hero i heshtur” në skuadrat ku luante.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ish-bashkëlojtarë, klube dhe tifozë kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e tij të parakohshme.
Futbolli europian humbet një figurë të respektuar, ndërsa kjo tragjedi lë pas një boshllëk të madh në zemrat e atyre që e njohën dhe e vlerësuan
