Pas deklaratave të rënda ndaj moderatores Arbana Osmani në spektaklin e kaluar, duke u quajtur atë kuqkë, produksioni i Ferma VIP vendosi që Fabjola Elezaj të dërgohej në televotim.
Publiku kishte në dorë fatin e saj, duke vendosur nëse ajo do të vazhdonte apo jo garën në fermë.
Gjatë spektaklit të së premtes, Arbana lexoi zarfin me rezultatin përfundimtar të televotimit.
Në bazë të votave të publikut, Fabjola u eliminua zyrtarisht nga Ferma VIP.
Ndërkohë, fermerja tashmë e eliminuar kishte ndërtuar një raport me Adionin dhe mbetet të shihet nëse lidhja e tyre do vazhdojë jashtë apo jo.
Eliminimi i saj ka shkaktuar reagime të shumta edhe në rrjetet sociale.
