Tuesday, May 26, 2026
HomeALBSot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët

Sot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët

Ministri në detyrë i Punës dhe Familjes, Andin Hoti, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ekzekutohen pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët.

Hoti bëri të ditur se këto pagesa po realizohen pas ekzekutimit të mbështetjes financiare për lehonat.

Sipas tij, gjatë ditës së djeshme janë ekzekutuar pagesat e njëhershme për lehonat, me rritje në vlerën 500 euro.

Njoftojmë qytetarët se pagesa e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë del sot, ngase dje u ekzekutuan pagesat e njëhershme për lehonat me rritje në vlerën 500 euro”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

Ky njoftim vjen në kuadër të masave mbështetëse të paralajmëruara nga institucionet për kategori të ndryshme të qytetarëve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments