Monday, May 18, 2026
HomeALBSKANDAL në Psikiatrinë e Tiranës! Dalin pamjet tronditëse, infermierja fyen pacienten: Do...

SKANDAL në Psikiatrinë e Tiranës! Dalin pamjet tronditëse, infermierja fyen pacienten: Do të shk****ej robt(Video)

Një ngjarje tronditëse është bërë publike së fundmi brenda një spitali psikiatrik në Tiranë, ku dyshime të forta janë ngritur mbi mënyrën se si trajtohen pacientët në repartet e shëndetit mendor

Në pamjet e postuara së fundmi nga JOQ, shihet mënyra barbare se si stafi mjekësor brenda këtij institucioni trajton pacientët.

Sipas kësaj video pacientja refuzon të marrë medikamentet duke pretenduar se është shtatzanë, ndërkohë që infermierja, identiteti i të cilës ende nuk dihet, dëgjohet t’i kthehet me tone të ashpra dhe fjalë fyese, sjellje që bie ndesh me etikën profesionale dhe standardet që duhet të karakterizojnë institucionet shëndetësore.

“Çohu o dreq, mos na bëj si e sëmurë. Je me barrë? Ec se po të shk****ej robt”, dëgjohet t’i thotë infermierja pacientes.

Ndërkohë që thuhet se kjo nuk është ngjarja e parë që regjistrohet brenda këtij spitai. Sipas të njëjtave burime mësohet se ka pasur me dhjetëra raste kur medikamentet u janë dhënë pacientëve nën presion, ndërsa në situata të caktuara është përdorur edhe forcë fizike.

Lidhur me këtë ngjarje skandaloze po ashtu dhe tronditëse pritet një reagim zyrtar nga autoritetet shëndetësore!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments