Saturday, April 25, 2026
HomeALBSkandal në Itali, takime sekrete në “San Siro” për të caktuar gjyqtarë...

Skandal në Itali, takime sekrete në “San Siro” për të caktuar gjyqtarë në favor të Interit

Prokuroria e Milanos ka bërë të ditur se dizenjatori i gjyqtarëve të Serisë A, Xhanluka Roki, është nën hetim për mashtrim sportiv, pasi akuzohet se ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për të favorizuar skuadra apo edhe për ngjarje gjatë ndeshjeve. Skuadra e favorizuar, sipas asaj që nxjerrin hetimet, është Interi, pasi Roki ka vepruar në mënyrë të dukshme, siç e tregojnë edhe përgjimet e siguruara nga Prokuroria.

Sipas agjencisë së lajmeve “Agi”, hetimi përmban tre akuza për ngjarje të ndryshe. Njëra thotë se Roki, “si dizenjator i gjyqtarëve të AIA-s, në bashkëpunim me disa persona pranë stadiumit “San Siro”, gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë ‘rregulloi’ emërimin e Andrea Kolombos si gjyqtar i ndeshjes për ndeshjen e Serisë A Bolonja-Inter (20 prill 2025), si një ‘arbitër’ që i pëlqente ekipit vendas, Interit, i përfshirë në luftën për titull në fazat e fundit të sezonit të futbollit”.

Akuza e dytë zgjeron fushëveprimin. Prokurori shkruan se Roki, “si dizenjator në bashklëpunim me disa persona pranë stadiumit “San Siro”, gjatë ndeshjes së parë të Kupës së Italisë (2 prill 2025), “kombinoi” ose “përcaktoi” emërimin e gjyqtarit të ndeshjes Daniele Doveri, duke e vendosur atë në krye të gjysmëfinales së turneut (23 prill 2025) me qëllim që të sigurohej që nuk do të arbitronte finalen pasuese të Kupës së Italisë dhe ndeshjet e mbetura të Serie A të cilat ishin me “interes më të madh për ekipin milanez” për të cilin ai ishte “pak i pëlqyer”.

Së fundmi, akuza e tretë i referohet ndeshjes Udineze-Parma më 1 mars 2025, kur “si mbikëqyrës i VAR, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë ndeshjes ai ndikoi te zyrtari i VAR, Daniele Paterna, duke e bindur atë të kryente një shqyrtim në fushë të gjyqtarit të ndeshjes Fabio Mareska me qëllim dhënien e një penalltie për ekipin e Udinezes edhe pse Paterna kishte një mendim tjetër”.

Akuzat siç shihen janë shumë të rënda dhe tani mbetet të shihet si cilët ishin drejtuesit e skuadrave me të cilët Roki bashkëpunonte në një skandal që po merr pak nga pak përmasat e “Calciopoli” dhe mund të ketë pasoja të rënda për Interin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments