Wednesday, May 13, 2026
HomeALBSkandal në Ferma VIP? Banorët po marrin informacione nga jashtë – deklarata...

Skandal në Ferma VIP? Banorët po marrin informacione nga jashtë – deklarata e Sarës ndez rrjetin (VIDEO)

Një deklaratë e bërë së fundmi nga Sara Karaj ka shkaktuar debat të madh mes ndjekësve të Ferma VIP.

Gjatë një bisede me disa nga vajzat brenda shtëpisë, Sara ka lënë të kuptohet se ka marrë informacione nga jashtë gjatë qëndrimit në fermë.

Teksa po fliste për ndikimin e opinionit publik dhe fan-clubet, ajo dëgjohet duke thënë:

“Unë nuk besoj se ndikohem, se unë i kam marrë informacionet që kam dashur këtu… edhe për fan-clubin.”

Menjëherë pas kësaj deklarate, një nga banoret e pyet e habitur:

“Pse, t’i kanë thënë?”

Ndërsa Sara përgjigjet shkurt:

“Po pra.”

Ky moment ka ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës po ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si banorët mund të kenë akses në informacione nga jashtë gjatë izolimit në reality show.

Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi online dhe kanë hapur debat të fortë mes fansave të formatit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments