Tuesday, May 26, 2026
HomeALBSkandal i madh”/ El Parubi shpërthen ndaj Aleks Vishës dhe Pranverës: “Kanë...

Skandal i madh”/ El Parubi shpërthen ndaj Aleks Vishës dhe Pranverës: “Kanë mashtruar shqiptarët me sëmundjen për të mbledhur 500 mijë dollarë”

Një deklaratë e fortë ka trazuar rrjetin në orët e fundit. I njohuri i TikTok-ut, El Parubi, ka publikuar disa video ku pretendon se Aleks Visha dhe Pranvera kanë mashtruar shqiptarët lidhur me sëmundjen e saj, vetëm për të përfituar shuma të mëdha parash.

Sipas tij, çifti ka mbledhur rreth 500 mijë dollarë nga ndihmat dhe donacionet e shqiptarëve, ndërsa në videot e publikuara ai pretendon se posedon “fakte dhe prova” që, sipas tij, nxjerrin të vërtetën në dritë.

El Parubi u ka bërë thirrje publike që paratë t’u kthehen njerëzve që kanë kontribuar, duke e cilësuar gjithë situatën si “një super mashtrim që ka prekur zemrat e shqiptarëve”.

Videot kanë shpërthyer menjëherë në TikTok dhe komentet janë ndarë mes atyre që kërkojnë prova konkrete dhe të tjerëve që janë shokuar nga akuzat e forta. Deri tani, Aleks Visha dhe Pranvera nuk kanë reaguar publikisht ndaj pretendimeve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments