Një moment interesant dhe plot tension është krijuar gjatë bisedës mes Mirit, Ledjonit, Selinës dhe Brikenës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Gjithçka nisi kur Ledjoni i drejtohet Mirit me pyetjen direkte:
“Të kanë tradhtuar ndonjëherë?”
Miri përgjigjet pa hezitim: “Patjetër.”
Më pas ai ia kthen pyetjen Ledjonit:
“Po ti, ke tradhtuar ndonjëherë?”
Ledjoni mohon kategorikisht: “Jo, asnjëherë.”
Por në këtë moment ndërhyn Selina, e cila me një ton të lartë dhe të sigurt thotë:
“Patjetër që ka tradhtuar!”
Kjo deklaratë shkakton reagime të menjëhershme, ndërsa Brikena shpërthen në të qeshura.
Ledjoni, i habitur nga reagimi i saj, e pyet:
“Pse qeshe?”
Brikena përgjigjet:
“Qesha sepse ajo që tha Miri nuk besohet… që ai s’ka tradhtuar.”
Situata bëhet edhe më interesante kur Miri i drejtohet Brikenës me të njëjtën pyetje:
“Po ti, ke tradhtuar ndonjëherë?”
Dhe përgjigjja e saj surprizon të gjithë:
“Si mund të ma bësh këtë pyetje kur unë s’kam pasur asnjëherë lidhje?”
Kjo deklaratë ka ngritur menjëherë pikëpyetje tek publiku:
👉 A është e vërtetë që Brikena nuk ka pasur kurrë një lidhje?
👉 Apo është një mënyrë për të shmangur përgjigjen?
