Rregullat janë njësoj për të gjithë, edhe ato të qarkullimit rrugor dhe nga kjo nuk përjashtohen futbollistët e kombëtares shqiptare.
Ai që e provoi në lëkurën e tij këte ishte mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj i cili u gjobit nga policia për shkelje të qarkullimit rrugor me futbollistin që rezultoi se po ecte me shpejtësi të lartë në qendër banimi.
Mbrojtësi shkodran ishte në shoqërinë e sulmuesit Taulant Seferi kur u ndal nga policia që mori më pas edhe masën për të
Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi kanë ardhur në Shqipëri pasi ditën e hënë kombëtarja shqiptare do të nisë grumbullimin nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maran për dy ndeshjet miqësore me Izraelin dhe Luksemburgun që do të luhen respektivisht në 3 dhe 6 qershor.
