Tuesday, June 2, 2026
HomeALBShkatërrim për një resort”/ Binaj: Mund të ndërtohet kudo tjetër në Shqipëri,...

Shkatërrim për një resort”/ Binaj: Mund të ndërtohet kudo tjetër në Shqipëri, jo në një zonë të tillë

Në studion e emisionit “Ora e Betit” në Ora News ishte i ftuar aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, i cili foli për projektin që parashikon ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të deltës së Vjosës.

Ai ngriti shqetësimin se projekti prek një nga ekosistemet më të veçanta në Europë dhe rrezikon ndryshimin e një zone që, sipas tij, duhet të ruhet në gjendjen e saj natyrore.

Po ndërtohet në një zonë të mbrojtur që është pjesë e deltës së Vjosës. Ky sistem është ndër më të rrallët në Europë dhe nuk mund të zëvendësohet. Janë laguna, duna dhe monumente natyrore që janë formuar për miliona vite.”-tha ai. 

Gjatë diskutimit, ai tha se modeli i propozuar për resortin nuk ndryshon nga ndërtimet e zakonshme turistike dhe se, sipas tij, mund të realizohej në zona të tjera pa prekur ekosistemin.

“Pamjet e projektit janë të njëjta me çdo resort tjetër. Dhoma, pishina, fusha tenisi. Këto mund të ndërtohen kudo tjetër në Shqipëri, jo në një zonë të tillë të ndjeshme.”-u shpreh Binaj.

Në fund të diskutimit u ngrit ideja se zhvillimi turistik duhet të orientohet drejt zonave të degraduara ose më pak të mbrojtura, duke shmangur ndërhyrjet në hapësira natyrore me vlera të rralla ekologjike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments