Thursday, April 16, 2026
HomeALBSherr për një vajzë, përleshje masive mes të rinjve

Sherr për një vajzë, përleshje masive mes të rinjve

Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar pak minuta më parë në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhë, duke u përshkallëzuar nga debat verbal në përplasje fizike.

Sipas burimeve nga vendngjarja, të rinjtë fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta dhe më pas janë përfshirë në dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një debat i çastit, i lidhur me ngacmimin e një vajze.

Forcat e policisë kanë mbërritur në zonë dhe janë vënë në ndjekje të personave të përfshirë në ngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.

Ndërkohë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të incidentit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments