Një apartament në katin e 5-të është përfshirë nga flakët pranë burgut 313.
Burime nga zjarrfikësja bëjnë me dije se zjarri është drejt izolimit dhe nuk paraqet rrezik për banesat e tjera, ndërsa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Dyshohet se zjarri është përhapur si pasojë e rrymës elektrike, por do të jetë ekspertiza përkatëse ajo që do të zbardhë shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
