Një bisedë e papritur mes Indritit dhe Klevisës ka ngritur dyshime dhe shumë reagime mes ndjekësve të spektaklit. Teksa ndodheshin vetëm, Indriti i ka treguar Klevisës sekretin e letrës së famshme që ka shkruar për Vanesën, duke i kërkuar fillimisht që kjo bisedë të mbetej mes tyre.
“Ma premton që s’do ia thuash askujt?”, dëgjohet t’i thotë ai Klevisës, ndërsa ajo i përgjigjet: “Pa merak”.
Më pas, Indriti i rrëfen se i ka shkruar një letër Vanesës dhe se planifikon ta lexojë të hënën. Ai shprehet gjithashtu i shqetësuar për mënyrën si mund ta ketë pritur Vanesa këtë situatë, duke thënë: “Shpresoj mos të jetë mërzitur me ne”.
Kjo bisedë ka ndezur menjëherë diskutime në rrjet, me shumë ndjekës që po aludojnë se letra mund të përmbajë ndjenja të forta ose një mesazh që pritet të trazojë marrëdhëniet mes banorëve. 👀📩
