Një tjetër moment që po bën xhiron e rrjetit është ai mes Indrit dhe Klevisës në “Ferma VIP”, duke shtuar akoma më shumë aludimet për një afrimitet mes tyre. 👀
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, Indri shihet në pishinë ndërsa Klevisa ndodhej pranë, duke shijuar momentin. Ajo që ka marrë vëmendjen e ndjekësve është pikërisht momenti kur Indri i shkel syrin Klevisës, një gjest që është komentuar menjëherë si flirt nga publiku.
Pas largimit të Vanesës nga ferma, raporti mes Indrit dhe Klevisës është kthyer në një nga temat më të diskutuara të momentit, me shumë ndjekës që po analizojnë çdo veprim dhe çdo afrim mes tyre.
Ndërkohë, në rrjet kanë nisur menjëherë komentet:
“A po lind një tjetër romancë në fermë?” dhe “Si do reagojë Vanesa kur të shohë këto video?” janë vetëm disa nga reagimet që po qarkullojnë online.
Kujtojmë se më herët Indri dhe Vanesa kishin pasur një afrimitet të dukshëm brenda fermës, madje momentet e tyre romantike kishin marrë vëmendje të madhe edhe në media.
