Friday, April 17, 2026
HomeALBRregulli i ri” ndryshon gjithçka! Si do hyjnë Shqiptarët në BE? Duke...

Rregulli i ri” ndryshon gjithçka! Si do hyjnë Shqiptarët në BE? Duke nisur nga 10 prilli…

Me hyrjen në fuqi të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes më 10 prill 2026, qytetarët shqiptarë do të përballen me ndryshime të rëndësishme në mënyrën e udhëtimit në hapësirën Shengen.

Nuk do te kete vula manuale në pasaportë, por ky sistem “ETIAS” do të regjistrojë hyrjet dhe daljet e shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian në mënyrë elektronike.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon qytetarët shqiptarë se, duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e hapësirës Shengen hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian.

Ky sistem, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen.

Qytetarët duhet të kenë parasysh sa vijon:

Në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen: të dhënat e pasaportës; fotografia e fytyrës;
gjurmët e gishtërinjve.

Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen. Në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore; për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim. Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike“, njofton ministria.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments