Sunday, April 26, 2026
HomeALBRrëfimi i Mozës në Fermën VIP trondit rrjetin: ‘Ti je e dashura...

Rrëfimi i Mozës në Fermën VIP trondit rrjetin: ‘Ti je e dashura ime’ para burrit!”

Artikull i krijuar nga Alma Hoxha ne Facebook

Fragmente që më dalin rastësisht në instagram nga postimet e Fermës VIP:

Thotë Moza:

  • “Ai i tha burrit tim se Moza është e dashura ime dhe burri u mërzit e iku. Unë i thashë po pse e the këtë se kjo nuk është e vërtetë? Ai më tha: “Pse mos ta them, shumē mirë bëra që i thashë”!

Ndërkohë burri kishte ikur dhe Moza kishte vazhduar të qëndrojë në shoqērinë e personit që kishte thënë këto fjalë para burrit të saj.

Po i njëjti person i huaj me emrin Kristian i kishte thënë Mozës ditën që e kishte takuar për herë të parë:
-Ti sonte do të flesh në dhomën time?

  • Jo, si do fle në dhomën tënde?- i kishte thënë Moza
  • Më ofendove,- i kishte thënë Kristiani që ofendohej shpejt,- të thash të flesh, jo ndonjë gjë tjetër!
    -Pastaj,- thotë Moza,- shkova të flej në dhomën e tij se më erdhi keq që e paragjykova dhe e ofendova!

Deri këtu gjithçka është normale, pasi ne e dimë shumë mirë se çfarë kontigjenti janë njerëz si Rama, Moza dhe Rita Petro, apo ndonjë tjetër që s’po e përmend, pra janë llumi i llumit të njerëzve të degjeneruar, të paturp dhe të papërgjegjshëm, por ajo që më habiti janë moria e debilëve popullorë të mahnitur nga rrëfimet e Mozës!

Unë nuk arrij ta kuptoj se kush mahnitet nga ky lloj degradimi, degjenerimi dhe amoraliteti shpirtëror, pasi në mendjen time si një grua normale shqiptare pa e pasur fare nē llogari çështjen e besimit, është jashtë çdo standarti etik i sjelljes që një gruaje të martuar t’i thotë një burrë i huaj ‘ti je e dashura ime” ne prezencë të bashkëshortit të saj dhe ajo grua të vazhdojë të qëndrojë në shoqërinë e tij, akoma dhe më tej një njeri që e ke takuar rastësisht ti bashkohesh në dhomën e gjumit vetëm e vetëm se ai na qenkësh ofenduar se pse nuk i bashkohesh!

Jam 100% e bindur se profilet që bëjnë komentet mbështetëse janë fake, ose kontigjent i Xheni Karaj& friends, pasi nëse janë shqiptarë te vërtetë atëherë duhet ta themi se populli shqiptar është kthyer në një psikiatri të madhe publike!

Artikull i krijuar nga Alma Hoxha ne Facebook

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments