Friday, May 1, 2026
HomeALBRogerti trembet në studio dhe “kërcen” në ajër – ja çfarë ndodhi...

Rogerti trembet në studio dhe “kërcen” në ajër – ja çfarë ndodhi (VIDEO)

Një situatë mjaft gazmore ka ndodhur në emisionin e Ilnisa Agolli në Top Channel, ku i ftuar ishte Rogert Sterkaj.

Gjatë intervistës, moderatorja i kërkoi Rogertit të mbyllte sytë për një surprizë të vogël. Por askush nuk e priste reagimin që do të vinte më pas.

Sapo Ilnisa i vendosi në dorë një breshkë të vogël, Rogerti reagoi menjëherë duke “kërcyer” nga frika, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Ja ku eshte video ne youtube e keni te min 46:00⬇️

Ky moment u bë edhe më interesant pasi vetë ai ka deklaruar më parë se është fobik ndaj breshkave.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ndjekësit po e komentojnë si një nga momentet më qesharake të fundit në ekran.

Një episod i lehtë dhe plot humor, që tregoi edhe një tjetër anë të finalistit të Big Brother VIP Albania.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments