Monday, May 11, 2026
HomeALBRikthehet ‘makthi’, Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e...

Rikthehet ‘makthi’, Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV:

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar qytetarët se, për shkak të një avarie të rëndë në tubacionin 500, të furnizimit me ujë, pranë zonës “Miramare”, janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit.

Grupet e Degës Teknike janë angazhuar në terren dhe do të punojnë gjatë gjithë natës për riparimin e avarisë në kohën më të shpejtë të mundshme, me qëllim shmangien e problematikave të mëtejshme në furnizimin me ujë.

Kujtojmë se edhe në muajin dhjetor, Vlora mbeti disa ditë pa ujë, ndërprerje e  cila preku mijëra familje dhe biznese, duke krijuar një situatë emergjente.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments