Friday, May 8, 2026
HomeALBReagon Doktor Luçiano Bardhi për panikun që po përhapet rreth hantavirusit:

Reagon Doktor Luçiano Bardhi për panikun që po përhapet rreth hantavirusit:

Teksa në rrjete sociale dhe media po flitet gjithnjë e më shumë për hantavirusin, doktori ka reaguar me një mesazh të gjatë për ndjekësit e tij, duke bërë thirrje që njerëzit të mos bien pre e panikut dhe frikës.

Sipas tij, hantavirusi nuk është aspak një virus i panjohur dhe nuk ka vend për histeri kolektive apo terror psikologjik ndaj qytetarëve. Ai shprehet se po tentohet të përhapet frikë tek njerëzit, në vend që të flitet për gjërat më të rëndësishme që lidhen me shëndetin e përditshëm.

“Tani filluan përsëri të shpërndajnë PANIK, TMERR dhe frikë kudo! Nuk ka aspak vend për panik dhe frikë. Hantavirusi njihet dhe nuk është aspak i panjohur”, shkruan ai.

Doktori ndalet edhe tek ushqimi dhe mënyra e jetesës, duke ngritur pyetje se përse nuk flitet më shumë për sigurinë ushqimore, cilësinë e ushqimeve, kontaminimet apo rëndësinë e sistemit tretës.

“Pse nuk flasin për ushqimet, sigurinë ushqimore, cilësinë e ushqimit, kontaminimet ushqimore, medikamentet dhe rëndësinë e sistemit tretës, por flasin sesi t’i trembin njerëzit?”, shprehet ai.

Ai shton se frika dhe paniku ndikojnë drejtpërdrejt edhe tek sistemi imunitar i njerëzve, ndërsa ironizon faktin që më pas, sipas tij, dalin “medikamente magjike” për të zgjidhur situatën.

Në reagimin e tij, doktori këshillon njerëzit të fokusohen tek gjërat bazike që ndihmojnë organizmin: ushqyerja e mirë, gjumi, aktiviteti fizik dhe kontakti me natyrën.

“Ushqyerja, gjumi, aktiviteti fizik dhe kontakti me natyrën ju bëjnë që të mos bini pre e panikut”, shkruan ai.

Më tej ai paralajmëron ndjekësit se në ditët në vijim në rrjete sociale do të shfaqen edhe më shumë video apo lajme që synojnë të krijojnë frikë dhe ankth tek publiku, por u bën thirrje të ruajnë qetësinë.

“Do shikoni përsëri momente frike dhe tmerri në rrjete sociale, por unë e di që ju jeni njerëz të mirëinformuar dhe njerëz drite”, vijon mesazhi i tij.

Në fund ai jep edhe një mesazh më emocional dhe motivues për ndjekësit, duke i ftuar të kalojnë më shumë kohë me familjen dhe natyrën.

“Dilni, përqafoni familjarët, dilni në natyrë, dëgjoni cicerimat e zogjve, lexoni një libër, kaloni kohë me gjyshërit, konsumoni fruta të thata, hidratohuni dhe ecni në mëngjes. Mbi të gjitha, duani veten dhe mos u frikësoni”, përfundon doktori.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments