Sunday, April 19, 2026
HomeALBReagimi i parë i Mateos pas finales së Big Brother VIP, mesazh...

Reagimi i parë i Mateos pas finales së Big Brother VIP, mesazh emocionues për fansat (FOTO)

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, Mateo ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke zgjedhur të falënderojë të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij në këtë format.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehet mirënjohës për çdo votë, fjalë të mirë dhe suport që ka marrë, edhe pse nuk arriti të fitonte çmimin e madh.

“Edhe pse nuk e fitova Bigun, di që kam fituar dashurinë tuaj,” – shkruan Mateo, duke theksuar se për të mbështetja e publikut ka qenë fitorja më e madhe.

Ai shton se ka marrë një numër shumë të madh mesazhesh dhe kërkon ndjesë për ata që nuk ka arritur t’u përgjigjet, ndërsa premton se do mundohet t’i kthejë përgjigje të gjithëve.

Reagimi i tij është pritur shumë mirë nga fansat, të cilët kanë vërshuar me komente pozitive dhe mbështetje, duke treguar edhe një herë se Mateo mbetet një nga personazhet më të dashur për publikun.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments