Thursday, April 16, 2026
HomeALBRama pritet me ceremoni zyrtare nga Giorgia Meloni, i ulet sërish në...

Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Giorgia Meloni, i ulet sërish në gjunjë kryeministres italiane (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare në Romë, një takim i rëndësishëm në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë.

Rama u prit me ceremoni zyrtare nga homologia e tij, Giorgia Meloni, në kryeqytetin italian, ku atmosfera ishte miqësore dhe me tone bashkëpunimi. 

Kryeministri shqiptar shoqërohej gjithashtu nga një delegacion i kabinetit të tij, i përbërë nga disa ministra dhe këshilltarë të lartë.

Gjatë momentit të pritjes, Rama tërhoqi vëmendjen edhe një herë me gjestin e tij të veçantë, duke u ulur në gjunjë para Melonit, një veprim që ka ngjallur reagime dhe komente të shumta në opinionin publik. 

Pas shtrëngimit të duarve dhe realizimit të fotos zyrtare, dy liderët u drejtuan për në një takim “kokë më kokë”, ku pritet të diskutojnë çështje me interes të përbashkët, si bashkëpunimi ekonomik, integrimi europian dhe projektet rajonale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments