Prime-i i mbrëmjes së sotme në Ferma VIP u shoqërua me tensione të forta dhe debate të ashpra mes banorëve.
Gjatë një sfide, ku fituesi do të shpëtonte nga televotimi, triumfues u shpall DJ Bujaka.
Por menjëherë pas përfundimit të lojës nisën akuzat nga banorët e tjerë të përfshirë në sfidë, të cilët pretenduan se Bujaka kishte përdorur forcë të tepruar ndaj dy konkurrenteve femra gjatë lojës.
Situata agravoi më tej kur Ilir Shaqiri shpërtheu ndaj Bujakës me tone të ashpra dhe komente fyese.
Një prej deklaratave të tij gjatë debatit ka ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë kritikuar Ilirin për mënyrën e komunikimit dhe fjalorin e përdorur.
Pamjet nga përplasja po qarkullojnë me shpejtësi online, ndërsa publiku është ndarë në dy kampe: ata që mbështesin Bujakën dhe ata që e akuzojnë për sjellje agresive gjatë sfidës.
