Monday, May 11, 2026
HomeALBPse mungoi Brikena ne festen e Kejsit? Flet Mateo!

Pse mungoi Brikena ne festen e Kejsit? Flet Mateo!

Mbrëmja e djeshme ka qenë festive për familjen e Mateos, pasi motra e tij, Kejsi, ka festuar ditëlindjen. Megjithatë, sytë e ndjekësve kërkuan me ngulm një personazh shumë të dashur: Brikenën.

Mungesa e saj në festën e kunatës ngriti menjëherë pikëpyetje në rrjetet sociale, por Mateo nuk ka vonuar të sqarojë gjithçka.

Përmes një mesazhi në kanalin e tij në rrjetet sociale, Mateo ka treguar se arsyeja e mungesës kishte të bënte me një impenjim të pashmangshëm të Brikenës.

“Fatkeqësisht Briki nuk ka pasur mundësinë të vijë tek ditëlindja e Kejsit sepse e ka pasur prerë biletën e avionit shumë më para se të dërgoheshin ftesat edhe e ka pasur shumë herët në mëngjes nisjen,” u shpreh ai, duke e mbyllur me një dedikim të ëmbël: “Miss my girl”.

Nga ana tjetër, vetë Brikena ka vërtetuar fjalët e partnerit të saj. Mëngjesin e sotëm, ajo ka ndarë me ndjekësit një story nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Edhe pse nuk mundi të ishte fizikisht në festë, Brikena dhe Kejsi e kanë dëshmuar lidhjen e ngushtë që po krijojnë me njëra – tjetrën që prej daljes së Brikenës në gjysmëfinalen e BBVA.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments