Friday, May 29, 2026
HomeALB“Po vjen revolucioni!”/ Rama tregon kush do të japë paga të majme...

“Po vjen revolucioni!”/ Rama tregon kush do të japë paga të majme në vend…

Kryeministri Edi Rama prezantoi “Albanian Digital Solution”, një kompani shtetërore që synon modernizimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e sistemeve digjitale në Shqipëri.

Rama deklaroi se krijimi i kësaj strukture do të ulë varësinë e shtetit nga kompanitë private në fushën e teknologjisë. Rama theksoi se ADS do të synojë të ofrojë paga konkurruese për ekspertët, teksa sipas tij, projekti do të sjellë kursime për shtetin dhe rritje të kapaciteteve teknologjike.

ADS do të krijojë sisteme, pa patur nevojën që shtetit t’i drejtohet privatit, por që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme në treg për krijimin e programeve. Një kompani që të ketë pagat më të larta të tregut digjital, që talenteve brenda dhe jashtë vendit t’u ofrojë mundësinë që të jenë pjesë e saj.

Brenda 3 viteve ne do i kursejmë shtetit, një shumë të barabartë me shumën që shkon për mirëmbajtje. Qeveria duke marrë këtë rrugë, do të kthejë sytë e kompanive nga sektori privat. ADS do të jetë një superfuqi në treg, por e përqendruar në shërbimet publike. Sot ne kemi këtë kompani të përbashkët që do prodhojë uniforma për ne, ushtrinë, zjarrfikësit, Policinë e Shtetit, madje edhe për ushtritë e tjera të NATO-s“, tha Rama

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments